Sporti

Sërish minimalisht – Real Madridi arkëton fitoren e dytë radhazi

09/30/2020 23:21
nga:M K

Përderisa në fundjavë mposhti Real Betisin 2-3 në udhëtim, kësaj radhe fitoi si vendas ndaj Valladolidit, ani pse minimalisht.

Golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide e realizoi Vinicius Junior në minutën e 66′, përcjell GazetaBlic.

Kjo është fitorja e dytë e madrilenëve në tri ndeshje, pas barazimit në xhiron e parë me Real Sociedadin.

Valladolidi në anën tjetër mbetet në kuotën e dy pikëve.

Xhiron e ardhshme, skuadra nga “José Zorrilla” e pret Eibarin, kurse galaktikët do të jenë mysafirë të Levantes.

/GazetaBlic/

10/27/2020 23:21

Notat e futbollistëve: Borussia Monchengladbach – Real Madrid