Sporti

Serie A dënon Milanin, Interin dhe Romën, ja arsyet

04/16/2018 19:48
nga:Lorik J

Milan është gjobitur me 10,000 euro pasi tifozët e ‘Rossonerëve’ kanë kënduar këngë anti-napolitane gjatë barazimit 0-0 me Napolin.

Sot Serie A ka lëshuar raportin e saj disiplinor për javën e 32-të, dhe ‘Rossonerët’ janë gjobitur për fyerje të këngëve në bazë të origjinës territoriale, shkruan GazetaBlic

Inter është gjobitur me 6,000 € për vonimin e pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes së tyre kundër Atalanta, ndërsa Roma është gjobitur me 5,000 € pasi tifozët e tyre hodhën fishekzjarre në barazimin 0-0 ndaj Lazios.

Spal gjithashtu u gjobitë me 2,500€ për vonimin e fillimit të ndeshjes së tyre me Fiorentinën.

/GazetaBlic/

12/09/2018 11:53

Manchester United ofron 100 milionë euro për mbrojtësin e Serie A