Sporti

Serie A / Lojtarët s’kanë të drejtë të ankohen te gjyqtarët pas rifillimit të sezonit

05/22/2020 08:14
nga:M K

Duket tejet interesante dhe e çuditshme, por me gjasë mund të aplikohet kjo.

Sipas portalit italian, “Il Tempo”, njëra nga pikat e protokollit shëndetësor të Serie A është edhe kjo se lojtarët nuk do të kenë të drejtë të ankohen në vendimet e gjyqtarëve, përcjell GazetaBlic.

Protokolli ka qenë pikë kryesore e diskutimit tash e sa kohë në futbollin italian, teksa një nga ta është refuzuar nga klubet, me ç’rast detyruan autoritetet gjegjëse që të fillojnë planin e një të riu.

Ky do t’i ketë 36 faqe, ndërsa një nga pikat më të çuditshme pritet të jetë ajo e lartëcekur, ku futbollistët nuk do të kenë të drejtë t’u afrohen gjyqtarëve më shumë se 1.5 metra.

Kuptohet, ky rregull, bashkë me protokollin supozohet të jenë validë deri në fund të këtij edicioni.

/GazetaBlic/

05/30/2020 23:50

Orar i ngjeshur në Serie A / Ndeshje çdo ditë nga 22 Qershori deri më 2 Gusht