Sporti

Seria pa humbje e Kosovës bën bujë edhe në mediat e Amerikës – Latine

09/07/2019 23:37
nga:M K

Pas fitores 2-1 të Kosovës ndaj Republikës së Çekisë, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për përballjen që u zhvilluan në ‘Fadil Vokrri’.

Çekët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Patrik Schick, por gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta.

Vedat Muriqi tregoi që është njeriu i momentit duke barazuar shifrat në 1-1. Pjesa e parë e lojës mbyllet në barazim, ndërsa Kosova golin e fitores do ta shënojë në minutën e 67’ me anë të Mergim Vojvoda.

“Kosova mposht Republikën e Çekisë për të kaluar mbi Anglinë në eliminatoret e Euro 2020 në Grupin A”, ishte titulli i BBC Sport.

“Kosova impresionon: Mposht Republikën e Çekisë! Nuk mjafton goli i Schick”, ishte titulli i La Gazzetta dello Sport.

“Kosova 15 ndeshje pa humbje”, ishte titulli i FOX Sports.

Pas tri ditësh, Kosova do të përballet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë