Sporti

Sergio Ramos lejohet të udhëtojë në Manchester për ta përkrahur ekipin e tij në ndeshjen e Championsit

08/05/2020 12:37
nga:Lorik J

Sergio Ramos do të jetë i pranishëm në Etihad të premten për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Real Madridit me Manchester Cityn -pavarësisht se nuk është pjesë e skuadrës.

Ramos është pezulluar për ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit, pasi mori karton të kuq në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic.

Aq i rëndësishëm është Ramos brenda skuadrës sa ai do të udhëtojë në Manchester dhe do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen e dytë, pavarësisht se nuk është në dispozicion për përzgjedhje.

34-vjeçari nuk do të lejohet të ulet në mesin e zëvendësuesve ose stafit – por lejohet në dhomën e zhveshjes.

/GazetaBlic/