Ish-trajneri i Portos dhe Milanit, Sergio Conceicao, është trajneri i ri i Al Ittihad, njoftoi Fabrizio Romano.
Klubi, i cili ka yje si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, është gati të njoftojë zyrtarisht emërimin e portugezit, kontrata e të cilit do të zgjasë deri në qershor 2027.
Stafi i Conceicao në Arabinë Saudite do të përbëhet nga Joao Costa, Sirimana Dembele, Fabio Moura, Diamanito Figueiredo, Vedran Runge dhe Eduardo Oliveira.
/GazetaBlic Sport/


