Me vetëm tetë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, Barcelona ka nisur përgatitjet e saj për sezonin e ardhshëm.
Një nga prioritetet e klubit në prag të sezonit të ri është vazhdimi i kontratës me Sergio Busquets. Mesfushori veteran ka qenë një lojtar i shkëlqyer për Barçën ndër vite, pasi ka bërë mbi 600 paraqitje konkurruese për klubin, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona i ka dërguar Busquets një ofertë zyrtare për rinovim në fillim të vitit. Klubi po ofron vetëm një pagë prej 7 milionë euro.
Megjithatë, sipas raportit të fundit nga Gerard Romero, duket se Busquets është gati të rinovojë kontratën e tij në Barcelonë. Mesfushori e ka ‘pothuajse të qartë’ të zgjasë qëndrimin e tij në klub edhe për një vit.
Ky zhvillim vjen menjëherë pasi u shfaqën raportet se e ardhmja e Busquets mund të lidhet me atë të Lionel Messit dhe rikthimin e tij të mundshëm në Barça gjatë verës. Ata u panë duke darkuar së bashku mbrëmë së bashku me Jordi Alba në Barcelonë.
/GazetaBlic Sport


