Sporti

Sergio Aguero lëshon një video mesazh pas problemeve të tij të fundit shëndetësore

11/04/2021 15:12
nga:Mergim Rreci

Kun Aguero tashmë është duke u rikuperuar, pas shqetësimit të ndjerë gjatë ndeshjes kundër Alavés, të shtunën e kaluar.

Sulmuesi argjentinas, i cili do të përballet me të paktën tre muaj mungesë, është rishfaqur këtë të enjte në qendrën stërvitore të Barcelonës dhe ka shfrytëzuar rastin për të transmetuar një video-mesazh, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke falënderuar gjithë mbështetjen që ka marrë, lojtari 33-vjeçar nuk ka munguar të përmend edhe periudhën e rikuperimit. “Le të presim pak për të marrë lajme”, tha ai.