Lajme

Serbia nuk heq dorë nga gjërat e veta, kush mendon ashtu gabohet

02/24/2021 16:59
nga:Q R

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot tha se nuk e dinte përmbajtjen e bisedimeve mes Sekretarit të ri të SHBA-së, Anthony Blinken dhe ministrave të BE-së.

Ai gjithashtu tha se çështja e Serbisë dhe Kosovës nuk është as e lehtë dhe as e thjeshtë.

“Nëse dikush mendon se Serbia do të heqë dorë lehtë nga ajo që e konsideron të vetën, ai u mashtrua”, tha ai, raporton Tanjug.

Ai po ashtu tha se dihet pozicioni amerikan.

“Mjafton të lexosh urimet e presidentit amerikan në Beograd dhe Prishtinë dhe të kuptosh se në çfarë lloj pozicioni është Serbia – jashtëzakonisht e vështirë”