Lajme

Serbët shprehen pesimist se mund të ketë stabilizim të marrëdhënieve me Kosovën

12/17/2019 22:45
nga:B. D

Situata e dialogut Kosovë – Serbi është pothuajse në pikën zero!

Kjo vërehet nga deklaratat e liderëve politikë në të dy vendet e sidomos në kohët e fundit ku kanë ndodhur përplasje të mëdha sidomos për temën e masakrës së Reçakut.

E nga ana tjetër, siç shkruajnë mediet serbe edhe atje ekziston disponim i ulët për çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë siç thotë se ka pak perspektive të përparimit të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas tij, problem për këtë është situata politike në Kosovë dhe çështjet e brendshme të pazgjidhura të BE-së.

“Beogradi nuk ik nga asnjë temë dialogu, por dëshiron, para se gjithash, të plotësojë interesat serbe në Kosovë”, tha Gjuriq.

Gjuriq ka theksuar gjithashtu për mediet serbe se qëllimi kryesor i Serbisë në periudhën e ardhshme është ruajtja e paqes dhe avancimi i pozitës së Serbisë.

Sipas Gjuriq, Serbia ka pesë prioritete kombëtare: Ruajtjen e stabilitetit, ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë, forcimin e ekonomisë, ndalimin e ikjes të të rinjve dhe përmirësimin e rritjes natyrore.

Gjuriq me deklaratat e tij ka lënë të kuptohet se Serbia do të vazhdojë propagandën dhe luftën e ashpër kundër Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.

06/09/2020 16:58

Dialog ‘pa krye’ apo marrëveshje e paqes?