Sporti

Serbët pas sulmit të çekëve ndaj kosovarëve: Faleminderit vëllezër!

11/14/2019 19:24
nga:Lorik J

Tifozët e Kosovës janë sulmuar nga çekët në Plzen.

Disa nga tifozët kosovarë janë sulmuar nga rreth 20 tifozë të Çekisë të cilët ishin të maskuar, raporton GazetaBlic.

Tifozët çekë janë bashkuar me huliganët serbë dhe prej dje kishin postuar fotografi të bashkuar, ku shihen me simbole të dy shteteve dhe me gjeste provokative

Në sajtin e ultrasve nga e gjithë bota, Ultras-Tifo.net janë publikuar pamjet e sulmit, ku me ç’rast kanë komentuar edhe tifozë nga Serbia të cilët ishin të lumtur për sulmin ndaj kosovarëve.

“Vëllezërit çekë, faleminderit”, ishte një koment i një tifozi serb.