Lajme

Serbët kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për Asociacionin

05/17/2018 08:39
nga:Q F

Pavarësisht paralajmërimit se do të hartohet një draft i ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se ekipi menaxhues tashmë ka nisur ta bëjë draftin për Asociacionin, porse ai ende nuk ka përfunduar.

Megjithatë, është thënë se një gjë e tillë do të finalizohet brenda katër muajve.

Nga ana tjetër ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit ka mbajtur gjatë ditës së djeshme një takim me dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së në Mitrovicën e Veriut, Vlladan Mihajloviq.

Me këtë rast, në njoftimin e lëshuar nga ky ekip thuhet se Mihajloviq ka konsideruar se Asociacioni nuk mund të bëhet pa ndryshime të Kushtetutës së Kosovës.

Porse zyrtarë të Qeverisë kanë njoftuar se drafti, i cili do të hartohet për Asociacionin, do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të përcaktohet nëse është në përputhje ose jo me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se nuk duhet të bëhet asnjë kompromis sa i përket formimit të AKS-së.

Nga ana tjetër Jevtiq ka thënë ditë më parë se serbët në Kosovë e duan Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në mënyrën në të cilën është nënshkruar në Bruksel dhe jo ndryshe.

“Çdo gjë që tenton të bëhet ndryshe ne nuk do ta pranojmë. Është iniciativë nga shqiptarët që AKS tani t’i ofrohet diçka që do të jetë zëvendësim për karrige në OKB, unë mendoj se kjo do të jetë e vështirë të ndodhë”, ka thënë Jevtiq në televizionin serb, Pink.

Ai theksoi se serbët nuk duan AKS-në, që do të jetë diçka që aktualisht është në ligjet e Kosovës.

“U thashë shqiptarëve në Prishtinë. I pyeta ata, “A mendoni se dikush ka shkuar në Bruksel të negocioi me ju për të marrë atë që tashmë është në ligje? Ne nuk kemi negociuar diçka që kemi, por kemi kërkuar diçka tjetër”, tha Jevtiq.

Në Prishtinë, ka pak vullnet për të bërë kompromis, theksoi ai. Ajo që është definitivisht e sigurt, theksoi ai, është se ka pak vullnet për të bërë kompromis në Prishtinë.

“Kur ne flasim për kompromis edhe unë si President i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili disa herë e ka thënë shumë qartë, mendoj se do të jetë proces i vështirë dhe i dhimbshëm”, shtoi ai./GazetaBlic/

08/21/2018 17:47

Ligjvënësit gjermanë: Në BE, jo konflikte për kufijtë