Sporti

Sëmuret ekonomi i klubit kosovar, gjesti human i lojtarëve do t’ju lë pa fjalë!

11/08/2018 19:43
nga:Lorik J

Lojtarët e klubit të Ligës së Parë, Vllaznia e Pozheranit kanë bërë një gjest fantastik.

Lojtarët e klubit kanë ndihmuar ekonomin e klubit, Veton Alidemajn – pasi këti të fundit, iu ishte përkeqësuar gjendja dhe nevojitej vendosja e stendave, shkruan GazetaBlic.

Të gjithë lojtarët e klubit kishin premio për fitoren ndaj Onixit, por ata vendosën që këto të holla t’i dhuronin në shërimin e ekonomit dhe të mos i mbanin për vete.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit, ku me anë të një postimi zbulon:

“Një gjest sa do qe eshte human ashtu edhe shum fisnik,Lojtaret e klubit ton ne ndeshjen e zhvilluar mes KF Vllaznia dhe Onix Banja ju ishin ofruar Premio per fitore,Ne at dite ekonomit te klubit z.Veton Alidemaj ju keqsua gjendja shëndetsore dhe në at rast mejkët kerkuan urgjentisht ti vendoset nje stendë sespe gjendja ishte serioze,keshtu qe lojtaret e klubit unanimisht vendosen qe ato Premia ti dhurojne per z.Veton Alidemaj,i cili fatmirsisht e kaloj me sukses vendosjen e stendave dhe sot i eshte kthyer familjes pas ketij tretmani.
Ne si klub faliminderojme nga zemra lojtarët per kete kontribut që dhan per ekonomin e klubit,ndersa ne i urojme sherim te shpejt dhe kthim ne vendin e punës”, shkruan klubi.

/GazetaBlic/