Antoine Semenyo ka mbërritur në Manchester përpara transferimit të tij te skuadra e Pep Guardiolës për 65 milionë funte, raportojnë mediat britanike.
Futbollisti 26-vjeçar kaloi vizitat mjekësore dhe pritet të prezantohet zyrtarisht nga Manchester City në orët në vijim, transmeton GazetaBlic Sport.
Një tarifë fillestare prej 62.5 milionë funtesh është rënë dakord me Bournemouth, plus bonuse dhe një përqindje të shitjes. Kuptohet që atij do t’i jepet fanella me numër 42, e cila më parë ishte veshur nga Yaya Toure te City.
Kontrata e Semenyos me Manchester Cityn do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2031.
/GazetaBlic Sport/


