Sporti

Semedo në shitje, Barcelona ia cakton çmimin

05/13/2020 18:01
nga:M K

Nuk arritën gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën, andaj edhe Barcelona ka vendosur të heqë dorë nga ai.

Nelson Semedon mund ta ketë secila skuadër që paguan 40 milionë euro për të, përcjell GazetaBlic.

Kështu kanë bërë të ditura mediat nga Spanja, të afërta me klubin katalunas, që duke u thirrur në burimet e tyre, lojtari nuk është dakorduar me kushtet e vëna nga Barça për rinovim kontrate deri në vitin 2025, pasi aktualja i skadon më 2022.

Për të mos rrezikuar më shumë, klubi ka vendosur që ta shesë portugezin, pasi vitin e ardhshëm çmimi i tij mund të jetë dyfish më i vogël.

Kujtojmë, përfaqësuesi i “Seleçao” zbarkoi në “Camp Nou” në verën e vitit 2017, ku u transferua nga Benfica.

/GazetaBlic/

06/02/2020 09:45

LAJMI I FUNDIT: Pesë lojtarë dhe dy trajnerë te Barcelona me koronavirus