Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se zanafilla e krejt problemit që pothuajse të gjitha vendimet e Qeverisë po rrëzohen nga Gjykata, sipas tij, është logjika kundërkushtetuese e VV’së.
Kështu u shpreh Selmanaj në një përgjigje për GazetaBlic.
“Zanafilla është tek logjika qeverisëse kundërkushtetuese dhe anarkike e LVV-së dhe partnerëve të saj qeverisës”, tha Selmanaj.
Tutje, sipas Selmanajt, demokracia është pëngesa kryesore e partisë aktuale.
“Demokracia për këtë pushtet është pengesa kryesore në rrugën e saj për ta deformu sistemin tonë shtetëror që bazohet në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri”, tha Selmanaj për GazetaBlic.
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP’së me propozim të Qeverisë, GJK: Vendimi anti-kushtetues