Lajme

Selmanaj për referendumin: Në Qeveri po thonë s’jemi të zotët, po ia lëmë popullit në kurriz

01/11/2018 18:36
nga:M H

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se në Kosovë, sa herë ka pasur mungesë të fuqisë për të marrë vendime politike të mëdha, janë dhënë ide sikur ajo që është dhënë tash për një referendum.

“Kushtetua e lejon referendumin, por sipas formës së përcaktuar me ligj. S’kemi ligj për referendumin. Kurdo herë duhet ta kemi këtë ligj”.

“Me Kushtetutë dhe ligji parashihet se si ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, si ato për territorin që vendoset me 2/3 e votave”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Iniciativa që të jepet përgjigje përmes referendumit nuk është e qëlluar”.

“Këtë e shoh si një tendencë, që thonë se ‘unë jam i pazot dhe po ia lë popullit në kurriz’”.

Selmanaj ka thënë se sikur kancelaria gjermane, Angela Merkel po të pyetej se a duhet të pranohen 1.5 milionë sirianë do t’i thonin jo.

“Por duhet qasje e burrështetasve. Referendumi konsiderohet i formës përfundimtare. Nëse kjo ndodh në Kosovë do të kishim probleme më të mëdha”, ka shtuar ai ndër të tjera.

06/12/2018 19:13

Besa Gaxherri vozit veturën 18 mijë euro