Lajme

Selmanaj: Kryeministri bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a po do ti

09/29/2020 23:32
nga:Sh Xh

Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar në RTK edhe çfarë ushqime merr kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga shtëpia e tij.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.

10/11/2020 15:31

Kryeministri Hoti, të hënën në interpelancë para deputetëve, ja për çka do të flasë