Lajme

Selimi: Për rrëzimin e Qeverisë Hoti, llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit

08/06/2020 22:16
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka treguar se a i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Selimi kur u pyet se a i kanë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, u shpreh se llogarisin edhe në kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se nga Osmani presin më shumë se një votë, duke aluduar në disa emra të deputetëve të LDK’së që janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në partinë e tyre.

“Nuk e ka vetëm një votë Vjosa Osmani. Nuk e din sa i ka o Imer, ka më shumë Vjosa Osmani”, ka thënë ai në RTV D.

Gjithashtu, Selimi ka thënë se Vjosa Osmani tanimë është një figurë e respektuar dhe ka përkrahje nga populli, raporton Periskopi.

Vjosa Osmani “godet ashpër” Qeverinë Hoti

09/28/2020 21:04

Gjuriq: Hoti po “këndon” dy këngë për Asociacionin