Lajme

Selimi: Edhe këtë herë lufta e UÇK-së do të dëshmojë pastërtinë e saj

07/13/2020 13:03
nga:E Sh

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka përkrahur presidentin Hashim Thaçi në rrugën e tij para drejtësisë, ku do të paraqitet sot në Hagë për intervistim.

Selimi ka shkruar se edhe këtë herë UÇK-ja do ta dëshmojë pastërtinë e saj.

Postimi i plotë:

Edhe këtë herë, si çdo herë tjetër, lufta e UÇK-së do të dëshmojë pastërtinë e saj. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka sot një sfidë para vetës: ta mbrojë luftën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës për liri, përballë së cilës padyshim se do të del faqebardhë. Mirënjohës për jetë kontributit dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë për çlirimin e Kosovës.