51 vende në Kuvendin Komunal të kryeqytetit dhe për ta dominuar atë, duhet 26 asamblistë.
Partia që e fitoi Prishtinën, LDK, nga Zgjedhjet Lokale i siguroi 14 ulëse, çka do të thotë se i duhen edhe 12 sosh për ta dominuar atë, përcjell GazetaBlic.
Pas raundit të parë, në opinionin politik kosovar qarkulluan zëra se PDK e ndihmoi LDK në Prishtinë. PDK, me 17 Tetor siguroi 9 ulëse në Kuvend. Pra, plani është që LDK të nënshkruajë marrëveshje me PDK-në e AKR-në, që ka tre ulëse.
Në këtë mënyrë Lidhja Demokratike do ta kishte shumicën prej 26 ulësesh.
Lidhur me këtë GazetaBlic kontaktoi me përfaqësuesit e partive respektive. Përderisa PDK nuk dha përgjigje, i dyti i kryeqytetit, Selim Pacolli mohoi të ketë ndonjë marrëveshje.
“Jo akoma nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik, qoftë për pozitë, qoftë për opozitë“, tha Pacolli për GazetaBlic.
Ndërkohë, Gazeta Blic merr vesh se LDK e AKR janë afër marrëveshjes për bashkëqeverisje. Mësohet se dy- tri drejtori po i kërkon AKR.
/GazetaBlic/