Lajme

“Selia e LDK-së po pushtohet nga rinia e Prishtinës”

02/10/2019 16:43
nga:A. R.

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës,Vlora Dumoshi (LDK), është duke vazhduar t’i mbështesë të rinjtë që të jenë sa më shumë aktivë në jetën politike dhe po ashtu ata të jenë vendimmarrës dhe  të vendosin për të ardhmen e tyre, sipas saj, rinia  nuk është një stinë e jetës, është një çështje mendore, shkruan Gazeta Blic.

Në një njoftim të bërë nga LDK, thuhet se Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme ka pritur një numër të madh të të rinjëve, me ç’rast edhe i ka njoftuar për platformën e partisë që ajo i përket, dhe që kjo platformë u hap dyer atyre.

Njoftimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po ëndërron, po jeton në realitet.

Selia e LDK-së po pushtohet nga rinia e Prishtinës.

E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që e boni.

Shumë prej nesh mendojmë se egzistojnë disa sekrete të mëdha për të patur suksese, mirëpo këtë ta dhurojnë njerëzit qe i ke mbështetës gjithherë.

Edhe pse nga opozita Vlora Dumoshi, po reflekton si një femër e pushtetshme që gjithmonë del jashtë kornizave të saj, ku pozita as nuk mundet ti mendoj këto takime dhe të i dhuroj mbështetje rinisë.

E filloi me një grup të vogël të të rinjëve ku brenda një periudhe të shkurtër kaploi rreth 200 të rinjë nga Prishtina ku Vlora i njoftoi rreth platformes që LDK-ja u hap dyer të rinjëve.

Entuziasti, vullneti ishin ato që shtyen antarën e kryesisë dhe njëherit asambleistën e komunës së Prishtinës që të bashkëpunoj me rini.

Vlora, në krah me armën më të fortë të shtetit, të ardhmen e vendit tonë.

Këta të rinjë potencuan pasi që ishte gjithmonë në lidershipin e këtyre proceseve po e kupton më së miri konceptin tonë.

Vlora, po mbështet të rinjët që të aktivizohen sa më shumë, zakonisht të rinjët që futen në jetën politike angazhohen vetëm në platforma zgjedhore dhe në fushata të ndryshme politike por në mendësin e Vlorës kjo po formulohet ndryshe sepse ajo po tenton që të rinjët në parti politike të krijojnë shoqëri të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më të zhvilluar, dhe këta të rinjë të largohen nga aktivitetet e mbyllyra që vendet më të frenkuentura po mbesin kafiterit etj.

Vlora, konsideron se të rinjët duhet të janë vendimmarrës dhe të vendosin për të ardhmën e tyre.

Rinia nuk është një stinë e jetës, është një çështje mendore.

LDK-ja të ndihet krenare për këtë punë që po bëhet që rrallë herë aktivizohet, dhe të janë falemnderues ndaj secilit prej tyre sepse ata kanë konstatuar se LDK-ja është e vetmja që mendon për rini dhe që zgjeron çdo proces madhor në vend.