Cool

Selfie të mrekullueshme me gorillat

04/22/2019 09:24
nga:Natyra

Gorillat mund t’ju duken të rrezikshme, por ka edhe të atilla që ju qëndrojnë natyrshëm edhe kur bëni foto pranë tyre.

Disa gorilla krenare u rreshtuan duke marrë poza në selfie, pasi oficerë anti-gjuetarë kërkuan një foto të shpejtë.

Derisa disa ikin nga kamerat, gorillat e Parkut Kombëtar Virunga në Republikën Demokratike të Kongos janë natyrale ndaj fotografive.

Një sërë fotosh të marra nga mbrojtësi i tyre miqësor tregon një gorilla duke i vënë duart mbi supet e tij dhe duke hedhur kokën prapa, dhe një tjetër e zbukuruar cool mbi shpatullat e mikut të tij njerëzor, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa gorillat mund të jenë të rrezikshme për njerëzit këto kanë formuar lidhje të fuqishme me rojet e parkut të Virgunga.

08/23/2019 21:36

Glauk Konjufca: Reciprocitet të plotë me Serbinë, jo kompromis për njohje