Showtime

Selena Gomez ndryshon look dhe shfaqet me stil pas periudhës së krizës

01/14/2020 12:40
nga:N S

Është hapur një kapitull i ri në jetën e Selena Gomez, pas një periudhë aspak të lehtë për të.

Disku i saj i fundit i dalë në 10 janar pas 4 vjet heshtjeje dhe ndryshimi i look-ut të saj duket si një rifillim i ri për këngëtaren.

Justin Bieper, ish i dashuri i saj është vetëm një kujtim i largët dhe tashmë Selena arrin të ndajë me zonjën e re të Bieper edhe mikeshat.

Kanë qenë katër vite të vështirë për Selenan, që i është dashur të luftojë kundër problemeve me shëndetin, të përballojë ndarjen me të fejuarin historik Justin Bieber si dhe martesën e tij më top modelen Hailey Baldwin.

E gjithë kjo vuajte në mënyrë të paevitueshme ka bërë që albumi i saj i ri ‘Rare’, të ketë shumë këngë që i kushtohen dashurisë së saj së shkuar.

Pavarësisht të gjithave Gomez, duket se ka marrë në dorë jetën e saj, edhe falë mikeshave të veçanta si Taylor Swift dhe ka arritur edhe të mbajë në kontroll me elegancë një takim me zonjën e re Bieber.

06/03/2020 10:03

Selena Gomez mbështet kauzën për George Floyd, ka një kërkesë për fansat