Showtime

Seldi Qalliu flet për herë të parë për të dashuren e re, tregon detaje se si u njohën

09/18/2020 10:33
nga:L I

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re.

Vajza quhet Sindi, është 22 vjeç dhe punon si modele.

Sot dyshja kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku, për emisionin “Ftesë në pesë”. Ato kanë treguar se janë njohur me datë 14 shkurt, në një koncert në Milano dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ka qenë dita e të dashuruarve, 14 Shkurt kur jemi njohur për herë të parë. Kemi qenë në Milano dhe kisha shkuar te tezja ime. Ajo më tha që do bëhet një koncert, hajde shkojmë por nuk isha aq e përgatitur në fakt. Në atë moment, kemi rastisur të dy në kohën dhe në vendin e duhur”, tregoi Sindi.

“Në një koncert sytë shikojnë por nuk ngacmojnë. Në atë koncert ishin të gjithë çifte të dashuruarish dhe më bëri përshtypje një gocë. Gjithë kohës që po këndoja e shihja, nuk është se ma varte shumë me thënë të drejtën por është gjë e mirë. Gjithmonë gjërat e vështira më kanë pëlqyer më shumë. Nga aty filloi çdo gjë, pastaj pas kuintave, kemi folur. Mendoj se është dashuri me shikim të parë”, ka vazhduar Seldi.