Pavarësisht marrëdhënies së Uashingtonit, Serbia vazhdon të lobojë kundër njohjes së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, kishte falënderuar Kenian që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës.
Për këtë, ka reaguar shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili e quajti të kotë dhe që tregon mosgatishmërinë e Serbisë për të ndrequr raportet me Kosovën.
“Duke përdorur vaksinat kundër COVID-19 të dhuruara nga Rusia, shefi i diplomacisë serbe Selakoviq u përpoq të joshë këtë javë shtetet si Kenia, Zimbabve, Zambia, Namibia dhe Angola që të mos e njohin Kosovën. Marifet i kotë i PR që vetëm tregon se Serbia nuk është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, shkruan ai.
Në vizitën e tij, Selakoviq tha se Serbia është krenare për historinë e gjatë të bashkëpunimit me këto vende.
⛔️ Using Russian donated #Covid19 vaccines, #Serbia’s FM Selaković sought this week to lure Kenya, Zimbabwe, Zambia, Namibia and Angola not to recognize #Kosovo
Futile PR stunt that only shows that Serbia is not willing to normalize relations with #Kosova.https://t.co/x9kK4sJbAU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 21, 2021