Lajme

“Sekreti” i NISMËS në seancën e sotme, flet deputeti Haxhi Shala

03/02/2020 10:45
nga:N.K

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës, shkruan GazetaBlic.

Tashmë ka kohë që qëndrimet e Alekancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë bërë të ditura karshi kësaj çështje, por ende nuk dihet se a pritet që kjo parti të ndërmarrë ndonjë veprim gjatë mbajtjes së seancës.

Lidhur me këtë çështje, GazetaBlic ka kontaktuar edhe partinë Nisma për Kosovën.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala, i tha GazetaBlic se veprimet e tyre mbetet të shihen në seancë, deri sa deklaroi se ato janë sekrete aktualisht.

Po mbetet me u pa në seancë, po veprimet i mbajmë sekret njëherë”, tha Shala për GazetaBlic.

Kujtojmë se partitë opozitare që e kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme për të debatuar kundër heqjes së taksës, ende nuk kanë vendosur nëse në fund të saj do ta propozojnë miratimin e ndonjë rezolute apo jo.

06/01/2020 20:41

E papritur: Deputeti i Nismës kundër qeverisë së Hotit, nuk do e votojë atë!