Uncategorized

Sekretari i sindikatës së KEDS-it drejton akuza ndaj nënkryetarit të kësaj sindikate

04/05/2020 22:36
nga:Norë Kelmendi

Sekretari i sindikatës së KEDS-it, Rashit Gashi, i është përgjigjur nënkryetarit të kësaj sindikate, Fehmi Pajazitit, pasi para pak dite tha se Gashi është larguar nga puna për shkak të mospërmbushjes së detyrave. 

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

KEDS!
Kompani kjo, e cila përdorë çdo mjetë për të joshur, ‘kërrcnëuar’, linçuar e shantazhuar Sindikalistë dhe për të shuar zërin Sindikalë.
Shihni ju kolegë të dashur, qytetarë e gazetarë.

Të gjitha ato që i thashë më lartë, më kanë ngjar apo ndodhur për 7 vite sa isha ne KEDS, por asnjëherë nuk u nënshtrova dhe në fund e pësova.

Ditë më parë, një koleg i imi, i ‘ashtuquajturi’ nënkryetar në Federatën e Sindikatave, Fehmi Pajaziti, pa turpësishtë gënjeu duke u munduar të denigroj përsonalitetin tim. Më habiti shumë i babëzia e këtij të ashtuquajturi nënkryetar dhe nuk isha në gjendje ta kuptoi tërë atë mllef dhe ato gënjeshtra ndaj meje, kur bashkë kishim punuar mbi 5 vite në Federatë/Sindikatë.

Sot, i dolën të palaratë në shesh sepse kolegët e mi, të cilët sa më shumë po i ‘shtërngojnë’ aq më shumë po i ‘lirojnë’ të shprehen ndryshe.

Dhe ja, ky është komunikimi me njërin nga ta rreth 11 minuta, dhe faktet që mi dërgoi dhe të cilat po i shtroj në form pyetje për KEDS dhe ‘Telallët’ e tyre të maskuar në petkun prej Sindikalisti:

1. A ka ndodhë ndonjëherë një rast i tillë, të investoni dikun kaq shumë shtylla, rrjetë e trafo ndoshta te një konsumatorë që NUK ka shpenzim të energjisë fare?
2. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka kërkesë fare?
3. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Parimor?
4. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Elektroenergjetik?
4. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka aplikuar për Zgjidhje Teknike?
5. A mos është jashtë standardi, kablli ajrorë mbi rrugë?
6. A ka ndodhur ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK është i regjistruar si Konsumatorë, me njësin e prishjeve/rrjetit për raste emergjente, e cila ekip i ka kryerë punët në këtë vend e jo me ekipet e Mirëmbajtëjes, nënkontraktorët për investime apo nënkontraktorët për Lidhje të Reja?
7. Në raste si ky më lartë, a do të duhej të i kryente punët një kompani jashtë KEDS?
8. Sa kërkesa keni nga qytetarët për L.RE vetëm për një shtyllë që presin me muaj, a janë me mijëra?
9. Sa punëtorë janë penalizuar, u është shkëputur kontrata, kanë marrë mas disiplinore e iu është ndrruar vendi i punës vetëm për një shtyllë që kanë dërguar një nevojtari apo kanë tejkaluar një pëlqim parimor dhe asgjë më shumë?
10. A është ky standard i dyfishtë, për dikë ‘njerkë’ e diken ‘nënë’?

Çdo koment tjeter është i tepërt. ‘Ndoshta’ unë NUK mbaj mend për 7 vite sa jam punëtor aty, që dikujt i kanë ofruar kaq shërbim të madhë me vlerë mbi ‘5mijë’ e jashtë çdo standardi, madje, madje duke shkelur të gjitha normat teknike e morale!!!
Nëse, ju kolegë të dashur, jeni në dijeni se ka ndodhur edhe ndonjë përsoni të i kryejnë kaq shërbim në këtë form, më demantoni ta tërheq këtë deklarim nëse keni, por mos komentoni ju lutem me sqarime sepse ju hakmirren. I ashtuquajturi nënkryetar që bëhet avokat i ‘dreqit’ dhe shkel mbi interesat e atyre qe e votuan per t’i përfaqësuar. Sa mjeruese e turpshme të shohësh dike që shkel parime për disa shtylla e kabllo rryme etj…
TURP! TURP! TURP!

Ndryshe, nënkryetari i sindikatës së punëtorëve të kompanisë KEDS, Fehmi Pajaziti para disa ditësh tha se akuzat e Gashit se punëtorët e kompanisë KEDS janë duke operuar në terren pa masa mbrojtëse, janë të pabaza dhe jo të vërteta.

“Kompania KEDS menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka formuar Komisionin për Menaxhimin e Emergjencave, ku në këtë komision merr pjesë edhe sindikata. Të gjithë punëtorët e KEDS janë të pajisur me masa mbrojtëse si: maska, doreza dhe pajisje tjera përjcellëse. Gjithashtu, është bërë edhe dezinfektimi i të gjitha objekteve në nivel vendi të KEDS’it”, tha Pajaziti.

Tutje, ai shtoi se askush nuk mund të bëj asnjë prononcim në emër të sindikatës përderisa nuk është më pjesë e saj.

Nënkryetari i kësaj sindikate tregoi edhe për takimin që ata kishin me Ministren Rozeta Hajdari, duke theksuar nevojën që edhe punëtorët e kompanisë KEDS të përfshihen në pakon emergjente.

“Ishim në takim me Ministren Rozeta Hajdari me të vetmin qëllim që edhe punëtorët tanë të kompanisë KEDS të përfshihen në pakon emergjente e cila ndahet nga qeveria, sepse një pjesë e tyre kanë qenë të rrezikuar përafërsisht po njejtë sikurse me policinë, zjarrëfikësit dhe institucionet tjera që përfshihen në këte pako”, tha Pajaziti.