BLIC.TV

Sekretari i OVL-UÇK-së: Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe legjitimitet të funksionojë

10/02/2020 21:06
nga:Y I

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” ka theksuar se Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe si të tillë nuk e njohin.

Klinaku ka thënë se në kërkesën e fundit që i kanë dërguar Kuvendit, kanë kërkuar të ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Ne vazhdimisht nuk e kemi njohur dhe e dimë se tash e tutje nuk ka mandat dhe nuk legjitimitet të funksionojë. Në kërkesën e fundit që kemi dërgu në Kuvend kemi kërku që të ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara, sepse nuk mund të gjykohet vetëm një palë ndërluftuese. Një Gjykatë që nuk merret me krimet e serbëve që janë shkaktu në Kosovë nuk mund të quht Gjykatë as e Kosovës, pasi çdo Gjykatë Ndërkombëtare do të duhet t’i gjykonte krimet që kanë ndodhur në Kosovë”

 

10/02/2020 20:29

Kajtazi: I pritshëm aksioni i Speciales, shkak veprimet e drejtuesve të OVL-UÇK-së