Lajme

Sejdiu: Vetëvendosje të gatshëm të përballen përsëri me Abrashin

11/14/2017 19:02
nga:M H

Ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka shkruar në Facebook rreth debatit që është mbajtur natën e kaluar ndërmjet kandidatëve për Prishtinën.

Sejdiu ka sqaruar se kandidatin e LDK-së Arban Abrashin, e kanë pritur në 4 debate dhe ai nuk ka marrë pjesë, transmeton Gazeta Blic.

Po ashtu ai ka thënë se janë të gatshëm që të marrin pjesë në debatin e sotëm në Rubikon.

Shkrimi i plotë: 

Mbrëmë u mbajt debati i parë mes Kryetarit Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së Arban Abrashi, debat ky që zgjati plot 3 orë. U debatua për 10 tema të rëndësishme të Prishtinës.
Kandidatin e LDK-së e kemi pritur në 4 debate të tjera, në të cilat nuk ka ardhur, dhe tani jemi në ditët e fundit të fushatës, me një axhendë të ngjeshur me tubime e aktivitete.
Si shtab i Kryetarit Shpend Ahmeti, jemi të gatshëm që debatin e radhës ta mbajmë në KTV, dhe jemi në pritje të takimeve për të aranzhuar terminin dhe formatin e debatit që do të mbahet në pjesën e dytë të javës.

Debati ndërmjet Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit është paralajmëruar që të mbahet sonte në KTV, duke filluar nga ora 20:oo./GazetaBlic./

11/21/2017 19:18

Abrashi e le prapa Ahmetin, ky është numri i votave që i kanë shtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve! (Foto)