BLIC.TV

Sejdiu tregon arsyet për të cilat duhet të pezullohet taksa ndaj Serbisë!

03/19/2019 22:38
nga:Gazeta Blic

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se tarifa doganore ndaj produkteve që importohen nga shteti serb dhe ai boshnjak, duhet të pezullohet.

Kjo pasi që sipas Sejdiut, taksa tanimë ka bërë efektin e vet, duke aluduar në atë se ka vetëdijesuar qytetarët për mos konsumim të produkteve me origjinë serbe.

“Çështja e taksës është një moment që e ka bërë efektin e vet, qeveria duhet të studioj hapat në ecjen e saj të këtrye ditëve sikur edhe qëndrimet e dashmamirëse, miqve të Kosovës. Kemi një moment të ri, duhet të dëgjohen sygjirimet miqësore të vendeve aleate të Kosovës” tha Sejdiu, duke theksuar se ai iu beson qëndrimeve të SHBA-së, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në raport me Kosovën.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

09/14/2019 21:33

Lutfi Haziri: LDK-ja në Gjilan n’këmbë sikur në kohën e Rugovës, në mbështetje të Vjosa Osmanit