Analisti politik Dardan Sejdiu, ka vlerësuar situatën e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë si një zbatim i një marrëveshjeje.
Megjithatë, Sejdiu në Rubikon me Adriatik Kelmendin, thotë se meqë qeveria e Kosovës synon integrimin e minoritetit serb në gjithë territorin e vendit, do duhej t’i kishte informuar parakrakisht përmes një njoftimi rreth skadimit të marrëveshjes për targat
”Kjo është thjeshtë zbatim i një marrëveshjeje, dhe nuk kemi një hap të theksuar politik viza-vi, idesë së projektuar të reciprocitetit”.
”Pra, karshi idesë që është projektuar për reciprocitet dhe asaj çfarë po ndodhë jemi në kuadër të diskutimeve të marrëveshjeve të Brukselit”.
”Unë me sa e di, kjo ka qenë edhe paralajmërimi i kryeministrit që kemi një marrëveshje së cilës i ka ardhë koha dhe me këtë po e fillojmë dhe mendoj që është një lajm i mirë”.
”Sa i përket reciprocitetit të plotë ekonomik tregtar e politik, kjo nuk mund të futet në këtë lloj narrative”.
”Mua më brengos shumë, krijimi i animoziteteve me popullatën serbe në Kosovë. Kjo është një situatë për mua, e cila ndonëse nuk i di detajet, ku qytetarët në veri, kanë qenë të gjetur në huti. Në një situatë ku ti kërkon integrimin e minoritetit serb në të gjithë territorin e republikës, është e domosdoshme që me një proces të informimit të mirë, ‘’ka kaluar marrëveshja e targave të përkohshme, ka kaluar koha e marrëveshjes ku lejohet me KS të lëvizet në Kosovë’’, informon dhe procesi të jetë më i lehtë”.
”Nuk e di si vepron zinxhiri komandues në veri, i Policisë së Kosovës, kur të tërhiqen forcat speciale prej atje”.