Lajme

Sejdiu: Më 11 qershor është vetëm një vijë e kuqe – numri 35

06/06/2017 13:32
nga:A. R.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosja, Dardan Sejdiu ka thënë se “Vetëvendosja ka dhënë shembullin në Prishtinë se si mund të ecet përpara”.

“Vetëvendosja dëshmoi në Prishtinë si luftohet kundër krimit e korrupsionit, dëshmoi si ndëretohet barazia dhe dëshmoi se ekziston një subjekt politik në Kosovë që mund ta vendosë edhe qytetin edhe Republikën në binarë të zhvillimit”.

“E morëm programin tonë dhe e zbërthyem në 12 zotime, këto zotime janë realizuar ende pa përfunduar mandati dhe kjo është hera e parë në 18 vjet, nga viti 1999 që një subjekt politik i realizon të gjitha premtimet në qeverisjen e saj”.

Ai ka thënë se ashtu si ishte gjendja në Prishtinë, sipas tij, është edhe në Kosovë, andaj për përmirësimin e saj duhet të votohet Vetëvendosja.

“Në Prishtinë gjetëm 46.000 ndërtime pa leje, sistem shëndetësor i degraduar, administratë e vjetruar, dhe gjetëm qytet buzë greminës. Sot para jush kemi gjendje të njejtë në Republikën e Kosovës”.

Sejdiu ka thënë poashtu se “Vetëvendosja është i vetmi subjekt që kur vendos vija të kuqe, si kalon ato”.

“Është subjekti që e ka një vijë të kuqe – nuk bën ky vend të mos zhvillohet, ne prezantojmë program”.

“Më 11 qershor është vetëm një vijë e kuqe dhe ajo vendoset ne numri 35, të dielën është vendimi juaj për katër vitet e ardhshme e ky vendim mund të vendos Kosovën në binarë të drejtë ashtu si Prishtinën”.