Sebastian Frey, ish-portieri i Interit, Verona, Parma, Fiorentina dhe Genoa, me 2 paraqitje për ekipin kombëtar francez ka dhënë vlerësimin e tij për portierin e ri të Milanit, Mike Maignan.
Sipas Frey, Milani ka blerë portierin më të mirë në Francë, duke përforcuar kështu maksimalisht zonën, përcjell GazetaBlic Sport.
“Maignan, në ditët e sotme, është portieri më i fortë që kemi në Francë. Unë ndjek ndeshjet, ndjek opinionin publik, të gjithë bien dakord që Maignan këtë vit është portieri që ka dhënë më shumë garanci në kampionatin francez”, tha Frey për Twitch.
Vlen të theksohet se Maignan është portieri i ri i Milanit, pasi flitet që Donnarumma mund të largohet.
/GazetaBlic Sport


