Showtime

Seancat gjyqësore po mbahen, por Mozzik nuk po e vret trurin fare

03/14/2018 16:09
nga:L I

Lajmi për largimin e Mozzik dhe Getinjos nga “On Records” bëri bujë media, në fillim të janarit, shkruan GazetaBlic.

Sipas kompanisë ata shkelën rregullat dhe kështu kanë vendosur t’i hedhin në gjyq.

Para dy ditësh ishte dhe seanca e parë, ku në një prononcim për GazetaBlic, ish menaxheri i tyre, Met Elshani tha se kjo senacë është vetëm për parashtrimin e lëndës dhe se asnjëri nga ta nuk ishte prezent aty.

 

© Mozzik [Instagram]

Por, duket se Mozzik nuk po e vret trurin fare për ato që po ndodhin përreth. Ai po shijon çdo moment jashtë kompanisë së tij, pasi tani ai më shumë po qëndron në Zvicër tek e dashura e tij, Loredana Zefi.

Siç duket dashuria është aq e madhe, saqë çifti nuk po ndahen dot asnjë minut nga njëri-tjetri.

Në postimin e bërë së fundmi nga Mozzik, të dy shihen shumë të lumtur e si dy zogj të dashuruar.

Pavarësisht të gjithave, ai po mban koncerte jashtë trojeve shqiptare. Madje ai ka lansuar dhe projektin “Ti amo” në bashkëpunim me Veysel, e cila deri tani ka arritur mbi 12 milionë klikime./GazetaBlic

12/18/2018 20:48

“Franca na befasoi për keq në seancën e Këshillit të Sigurimit”