Lajme

Seanca fillon me tensione: ‘Kapen’ Albulena Haxhiu e Kadri Veseli

06/04/2018 10:39
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhi qysh në fillim të Seancës së sotme ka kritikuar ashpër Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic.

Në fillimi të Seancës, Veseli ka bërë të ditur se në ditën e sotme me vendimin e Kryesisë së Kuvendit do të vazhdohet me Seancat e kaluara.

Haxhiu ka kërkuar nga Veseli që ta respektojë Kuvendin dhe postin që ka, ajo ka bërë thirrje që ashtu siç është kërkuar që sot të mbahen Interpelancat ndaj Kryeministrit Haradinaj.

“Ju duhet të respektoni punën në Kuvend në vend se të vraponi pas punëve të partisë”, ka thënë Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Tutje, Veseli ka thënë se krejt këto deklarime të Haxhiut janë vetëm sa për të rënë në sy të publikut.

Haxhiu madje i ka kujtuar kohën kur Kryeparlamentar ishte Jakup Krasniqi, që sipas saj sa ishte Krasniqi në krye të Kuvendit punët shkonin qysh duhet.
Duke ironizuar Veseli ka thënë se Krasniqi ka qenë akademik ndërsa ai është politikë.

Theksojmë se Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk ndodhet në Kuvendin e Kosovës. Ani pse ishte paralajmëruar që në ditën e sotme do të mbahen interpelancat ndaj Haradinajt,

Njëra ndër pikat e paraparë, është edhe shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, me të cilën Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

/GazetaBlic/

11/07/2019 23:12

​Basha: Askush s’e përdhos dot luftën dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës