Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, duhet të mbahet më 18 tetor, sipas planit mujor të punës së këtij organi të Organizatës Botërore, është publikuar në faqen e zyrtare të OKB.
Siç është paralajmëruar, seanca do të mbahet në mëngjes sipas kohës lokale, pra pasdite me kohën e Evropës Qendrore.
Seanca e kaluar është mbajtur më 27 prill dhe ndërkohë ka pasur rritje të tensioneve në veri të Kosovës.
Gjatë muajit tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kryesohet nga Brazili, i cili shpalli orarin e takimeve mujore.