Lajme

Seanca e kërkuar nga Thaçi, Kuvendi nuk di asgjë

03/04/2020 10:10
nga:N.K

Presidenti Hashim Thaçi të hënën ka qënduar në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka zhvilluar një takim me me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, shkruan GazetaBlic.

Madje, presidenti Thaçi iu është drejtuar edhe me një shkresë zyrtare në Kuvendin e Kosovës, i cili ka kërkuar t’i organizohet një seancë më 4 mars.

Por siç duket, nga Kuvendi nuk janë në dijeni nëse do të ketë ose jo seancë.

GazetaBlic ka kontaktuar me Zyrën e Sekretarit të Kuvendit, por të njëjtit thonë se nuk dinë asgjë lidhur me këtë kërkesë.

“Ju lutem referojuni faqes së Kuvendit, nuk dijë asgjë unë”, thanë nga zyra e sekretarit të Kuvendit për GazetaBlic.

I pari i vendit, në shkresën zyrtare ka theksuar që t’i raportoj sot Kuvendit në ora 16:00, për vizitën e tij në Washington.

GazetaBlic ka pyetur edhe zyrën e presidentit të Kosovës nëse sot pritet ndonjë takim i mundshëm mes Thaçit dhe Kurtit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar dje në Facebook, është shprehur i gatshëm të raportojë në Kuvend në lidhje me takimet e realizuara me zyrtarët e Administratës Trump, dhe atë me Vuçiç.

08/06/2020 13:47

LAJMI I FUNDIT: Presidenti dekreton Ligjin për Buxhetin, pritet ekzekutimi i 170 eurove!