Showtime

Së shpejti fillon seriali ‘O Sa Mirë’, priten rikthime dhe shumë befasi të tjera

11/24/2019 13:59
nga:N S

Seriali i njohur dhe mjaft i dashur për publikun ‘O Sa Mirë’, pritet që së shpejti të rikthehet në ekranin televiziv.

Sipas burimeve të Indeksonline, seriali do të vijë me shumë ndryshime.

Sa i përket konceptit të serialit, nuk do të ketë asnjë element që lidhet me politikën, do të jetë një koncept i ri shumë më atraktiv për publikun.

Gjithashtu do të ketë edhe rikthime të stafit të vjetër që do të priten shumë mirë nga publiku, për këtë Indeksonline do të ju mbajë të informuar me kohë.

Ishte pikërisht ndryshimi i konceptit dhe rikthimet e bujshme, që kanë bërë që të shtyhet fillimi i sezonit të ri, pasiqë në plan ishte që seriali të fillonte.

Poashtu bëhet e ditur se edhe aktori Jeton Zogjani zyrtarisht do të jetë pjesë e serialit në sezonin e ri.

Por kjo nuk është e gjitha, do të ketë edhe befasi të reja me rikthime të bujshme që pritet ta bëjnë shumë atraktive sezonin e ri të serialit ‘O Sa Mirë’.

05/26/2018 10:58

Aktorja e ‘O sa mirë’ vjen me poza joshëse