Sporti

S’e përballoi dot koronavirusin, ndërron jetë ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz

03/21/2020 22:13
nga:M K

Ka ndërruar jetë para pak çastesh ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz.

Sanz ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që ia shkaktoi pandemia Covid 19, përcjell GazetaBlic.

Me t’iu paraqitur koronavirusi, ai u shtrua në spital para pak kohësh, për ta humbur betejën sot me 21 Mars.

Nën drejtimin e tij, galaktikët fituan dy Liga të Kampionëve, gjegjësisht në vitet 1998 dhe 2000.

Për shkuarjen e tij në amshim njoftoi para pak çastesh një nga tabloidet më të mëdha të sportit në botë, GOAL.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?