Sporti

S’dakordohet me presidentin Perez, Zidane drejt largimit nga Real Madridi

03/17/2020 21:49
nga:M K

Zidane shumë lehtë mund të largohet nga Real Madridi.

Mediat spanjolle raportojnë se francezi ka zbehur dukshëm marrëdhëniet me presidentin e klubit, Florentino Perez, përcjell GazetaBlic.

Gjithnjë sipas tyre, merkatoja duket të ketë qenë “mollë sherri” mes dy njerëzve më me ndikim në kampin galaktik.

Manchester United dhe Juventus janë dy skuadrat e interesuara për t’i siguruar shërbimet e teknikut francez, megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e këtij viti, pasi gjithçka do të varet edhe nga suksesi i “Los Blancos” në La Liga dhe Champions League.

/GazetaBlic/

05/19/2020 09:51

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”