Sporti

Scholes: As Zidane nuk mund të fitojë diçka me Manchester United

12/06/2018 20:49
nga:Lorik J

Paul Scholes ka pyetur nëse Zinedine Zidane është me të vërtetë njeriu i duhur për të zëvendësuar Jose Mourinho në krye të Manchester United.

Mourinho ka qenë nën presion për pjesën më të madhe të këtij sezoni, pasi ‘Djajtë e Kuq’ ndodhen në vendin e tetë, 18 pikë pas liderëve të Manchester City, shkruan GazetaBlic.

Scholes nuk është i bindur se francezi është zgjidhja përfundimtare ndaj problemeve të Manchester United dhe ka frikë se do të luftojë në të njëjtën mënyrë si Mourinho.

“A është Zidane, pra, njeriu i duhur?” tha Scholes në BT Sport.

“Ai shkoi në Real Madrid, ku kishte tashmë një grup të fituesve të gatshëm. Kjo është një punë krejtësisht e ndryshme, ai do të duhet të rindërtojë besimin me një skuadër që nuk është mjaft e mirë”, përfundoi Scholes.

/GazetaBlic/