Sporti

Schalke e ashpër me futbollistët e saj, nuk ka dalje në qendra tregtare

04/10/2020 11:00
nga:Mergim Rreci

Bundesliga është organizuar tashmë për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, madje kjo mund të ndodhë që në fillim të majit.

Për këtë arsye, të gjitha ekipet kanë rifilluar stërvitjet, sigurisht duke respektuar standardet e rrepta të sigurisë. Midis tyre është edhe Schalke 04, që ka vendosur të ndërmarrë një iniciativë të veçantë për lojtarët e saj.

Për të shmangur kontaktet me personat e infektuar me Koronavirus, futbollistët mund të lënë banesat e tyre vetëm atëherë kur duhet të shkojnë në qendrën sportive.

Por si do t’ia bëjnë pjesëtarët e Schalkes për të plotësuar nevojat familjare? Klubi e ka gjetur zgjidhjen edhe për këtë problem, do t’ua dërgojë ushqimet në shtëpi. Schalke do të mbledhë listën e blerjeve dhe ditën tjetër futbollistëve do t’u dërgohet në banesë gjithçka kanë porositur, përcjell GazetaBlic.

Për më të dembelët është vënë në dispozicion kuzhinieri i klubit, i cili do të dërgojë enët me ushqime të gatuara prej tij në shtëpitë e Dahoud me shokë.