Euro2024

Scamacca thyen heshtjen: Kjo dhimbje do të zgjasë edhe pak, por jemi krenar për përpjekjet tona

07/04/2024 12:30
nga:E K

Gianluca Scamacca e ka të vështirë ta harrojë eliminimin e dhimbshëm të Italisë në raundin e 1/8-ve të Euro 2024.

Kampionët në fuqi u mundën lehtësisht 2-0 nga Zvicra në “Olimpiastadion” të Berlinit në një takim ku nuk treguan asgjë për t’u mbajtur mend.

“Na u desh pak kohë për të reflektuar për ndeshjen e disa ditëve më parë. Kjo dhimbje do të zgjasë edhe pak, por jemi krenar për përpjekjet tona.

Ne e dimë se ku duam të mbërrijmë dhe do të rikthehemi edhe më të fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan në rrjetet sociale sulmuesi i Atalantës.

Pavarësisht se i nisi të katërta sfidat e Italisë si titullar, shtatlarti 25-vjeçar nuk arriti të shënonte asnjë gol në Gjermani 2024.

Edhe pse kritikat ishin të shumta ndaj kombëtares italiane dhe trajnerit Spalletti, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) vendosi të vijonte projektin me ish-teknikun e Napolit.

Objektivi i madh i 4 herë kampionëve të botës është kualifikimi për në Botërorin e vitit 2026, kompeticion ku kanë munguar në dy edicionet e fundit.