Sporti

SC Gjilani rikthehet në Kosovë, vazhdon me përgatitjet

08/09/2018 21:35
nga:M K

Gjilani ishte njëra nga skuadrat më aktive të Superligës në këtë merkato.

Edhe pse u përforcua, do të jetë i vështirë zëvendësimi i lojtarëve që ikën menjëherë pas përfundimit të edicionit, shkruan GazetaBlic.

Emrat më të rëndësishëm si Haxhimusa, Eminhaziri e Bekteshi u larguan nga “Agim Ramadani-Katana” për të nënshkruar me skuadrat e tyre të reja respektive.

Mirëpo armata e Sadat Pajazitit është e bindur për suksese në sezonin 2018/2019. “Anamoravasit” kanë shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të treguar lidhur me më të rejat e klubit.
Mbetet të shihet se si do të paraqiten në vitin e ri futbollistik.

Më poshtë e keni postimin e plotë të tyre. /GazetaBlic/

07/26/2018 15:13

KF Gjilani reagon për emrin e stadiumit