Lajme

SBAShK: Nesër grevë dy orëshe në sistemin arsimor

12/12/2019 10:39
nga:B. D

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes një komunikate për medie ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e premte) i gjithë sistemi arsimor në Kosovë do të mbaj grevë 2 orëshe, shkruan GazetaBlic.

Kjo grevë erdhi si pasojë e Ligjit të Pagave i cili është dërguar nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese ku rrezikohet implementimi i saj.

SBAShK-u ka njoftuar se kjo grevë është alarmi i fundit nga punëtorët e arsimit, shëndetësisë, policisë, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë përballje me reagimet shumë më radikale sindikale.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

Të premten  grevë dy orëshe  në sistemin arsimor të Kosovës

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut  pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë autorizuar  kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e  Sindikatës së Shëndetësisë  dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale. Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të  premten (13.12.2019) mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim  dhe gjithë të tjerët  pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

  • Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.
  • Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10.
  • Greva në shkollat e Kosovës mbahet  në dy orët e para në të dy ndërrimet.

Greva dyorëshe  në arsim është alarmi i fundit  dhe kushdo që punon për të zhgënjyer  punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës  duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale.

03/08/2020 08:04

8 Marsi, gratë nuk festojnë, marshojnë dhe hyjnë në grevë