Lajme

SBASHK kërkon freskim të kuadrit të mësimdhënësve

01/26/2018 21:30
nga:M H

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK) ka kërkuar që të freskohet kuadri arsimor nëpër shkollat e Kosovës me mësimdhënës të rinj duke u mundësuar pensionim të parakohshëm të një pjese të mësimdhënësve aktualë.

“Kemi kërkuar që mësimdhënësit, që fatkeqësisht lëngojnë nga sëmundje të rënda të lirohen nga procesi mësimor duke u dhënë pensione në vlerën 75 % të pagës dhe në vend të tyre të angazhohet kuadri i ri në cilësinë e mësimdhënësit praktikant duke u shpërblyer me 25 % të pagës dhe nëse dëshmohet me punë e përkushtim”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK poashtu ka kërkuar që mësimdhënësit që kanë kaluar moshën 60 vjeçare dhe kanë vështirësi të komunikojnë me teknologjinë e re të fitojnë të drejtën me ligj për pension të parakohshëm me vlerë 75% të pagës.

“Kemi kërkuar që në vend të tyre të pranohet kuadri i ri që qëndron mirë me zhvillimet e teknologjisë dhe risitë tjera shkencore”, thuhet në njoftim.

Kërkesë tjetër e sindikatës është që shkollat të pajisen me mjete bashkëkohore të punës dhe që procesi mësimorë të zhvillohet në kabinete.

SBASHK poashtu ka bërë kërkesë që drejtoritë arsimore të depolitizohen dhe në to të rekrutohen kuadro profesionale arsimore.

“Kjo do të ishte zgjidhje afatgjate e jo paralajmërimet për teste të njohurive. Njohuritë e mësimdhënësve i kanë testuar profesorët në Universitete dhe se ata kanë njohuri të nevojshme e dëshmon diploma e tyre” thuhet në njoftim.

SBASHK-u mendon dhe angazhohet seriozisht për një arsim më të mirë dhe ka ide konkrete. Këtë gjë duhet ta bëj edhe MASHT dhe Qeveria duke përfillur idetë e mira e duke i ikur eksperimenteve dhe veprimeve të pamatura. Arsimi në Kosovë është lodhur nga eksperimentet dhe veprimet aty për aty e pa u analizuar mirë.

02/24/2018 11:01

Haradinaj premton se mësimdhënësve do t’u njihet kontributi i viteve të 90-ta