Sporti

Sarri: Po të ishim në Itali, do të akordoheshin dy penallti në favorin tonë

02/27/2020 12:06
nga:M K

Maurizio Sarri është shfaqur tejet i zhgënjyer pas humbjes nga Lyoni në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt.

“Zonja e Vjetër” u mposht minimalisht 1-0, megjithëse ende mund të konsiderojmë se ka gjasa ta rikthejë rezultatin, kur kemi parasysh kualitetin që ka në skuadër kampioni aktual italian, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, Sarri, mes tjerash ka deklaruar se po të ishin në Itali, dy rastet e kontestuara, ai ndaj Ronaldos e Dybalas, do të akordoheshin si penallti, por në Evropë rregullat ndryshojnë dhe se atyre u duhet të përshtaten.

“Duhet të përshtatemi. Rregullat këtu (në garat evropiane) ndryshojnë. Në Itali do të akordoheshin dy penallti në favorin tonë, e kam fjalën për rastet e Ronaldos e Dybalas, megjithatë ky është referimi”, tha ndër të tjera tekniku italian.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh.

/GazetaBlic/

07/01/2020 08:01

Sarri: Diçka ndryshoi