Sporti

Sarri nuk e përshëndeti pas ndeshjes, Guardiola tregon se çfarë ndodhi!

02/11/2019 17:11
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë ka deklasuar Chelsean me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Etihad’.

Pas përfundimit të ndeshjes, Sarri u drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes duke mos e përshëndetur fare Pep Guardiolan – shkruan GazetaBlic.

Guardiola beson se Sarri nuk e pa atë dhe ka përsëritur se ai ka marrëdhënie të mirë me italianin.

“Unë po flisja me Gianfranco Zola dhe Sarri me siguri nuk më pa. Ne kemi një marrëdhënie fantastike dhe nuk ka asnjë problem me të”, tha Guardiola.

Sa i përket Sarri, situata e të cilit në Chelsea është shumë delikate pas humbjes 6-0, ai gjithashtu foli për këtë çështje: “Nuk e pashë atë, u largova menjëherë, të gjithë e dinë se kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”, tha Sarri pas ndeshjes.

/GazetaBlic/