Sporti

Sarri: Ky lojtar mund të bëhet më i miri në Evropë!

03/14/2019 21:33
nga:Lorik J

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij ka arritur në çerekfinale të Europa Leagues.

Chelsea ka mposhtur Dynamo Kiev me rezultatin e përgjithshëm 0-8, përcjell GazetaBlic.

“Ne kemi filluar shumë mirë. Ne kemi dashur të fillojmë në këtë mënyrë. Ne shënuam pas pesë minutash, gjë që ishte një situatë shumë e vështirë për kundërshtarët”, tha fillimisht ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për mesfushorin, Cheek – i cili sipas tij mund të bëhet më i miri në Evropë.

Për Ruben Loftus-Cheek: “Ai luajti shumë mirë, ai është duke u përmirësuar në muajin e fundit, ai ka qenë në gjendje të stërvitet pas problemit me shpinë, ai kishte një ndeshje të mrekullueshme dhe jam shumë i lumtur që ai po mund të luajë për 90 minuta.

“Potenciali i tij si lojtar është shumë, shumë, i lartë. Fizikisht, teknikisht dhe taktikisht ai po përmirësohet, ai mund të bëhet një nga mesfushorët më të mirë jo vetëm në Angli, por në Evropë”, përfundoi Sarri.

/GazetaBlic/